
Feronikeli e zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të Afrim Tovërlanit.
Drejtimin e skuadrës e ka marrë Ramiz Dervishi i cili deri më tash ka punuar si ndihmës-trajner në këtë klub.
“Ramiz Dervishi do t’a drejtojë skuadrën pas largimit të Afrim Tovërlanit. Dervishi i cili deri me tani ka qënë ndihmës trajner i Tovërlanit, nga tani do të jetë në krye të skuadrës të pakten deri në përfundim të kampionatit”, njofton klubi i Feronikelit.
Dervishi po e merr drejtimin në një moment kur skuadra nuk po kalon formë të mirë dhe objektivi për të dal kampion tashmë është pothuajse i pamundur. Kryesia e KF Feronikelit i jep mbeshtetje Dervishit dhe i uron suksese në vazhdim!”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Insajderi.com