Carlos: Alli është lojtar i ideal për Real Madridin

Carlos: Alli është lojtar i ideal për Real Madridin

Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos, thotë se Dele Alli është lojtar mjafti i mirë sa që mund të luaj për Real Madridin

Mesfushori anglez me paraqitjet e tij në këtë vit ka bërë që shumë ekipe të mëdha të interesohen për të duke përfshirë këtu edhe skuadrën nga Madridi.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. E dua atë, e kam parë duke i luajtur disa ndeshje të mëdha në Angli”, ka thënë Carlos raporton Goal.com

“Nuk varet nga unë, dëshirat e transferimeve, do të vendoset nga presidenti. Por, ne mund ta blejmë. Ai është lojtar që mund të luajë në Real Madrid”, ka thënë Carlos.

Real Madridi duhet të bëjë kujdes me talentin anglez pasi që për të është e interesuar edhe rivali i saj, Barcelona e cila gjithashtu ka shprehur interesim për të.

Alli ka shënuar 21 gola në këtë sezon me Tottenhamin duke ndihmuar skuadrën nga Londra që të jetë luftojë deri në fund për titullin e Premier Ligës. Tottenham ka 4 pikë më pak se Chelsea./Insajderi.com