Ish-trajneri i Liverpoolit tallet me Balotellin, ai nuk ia vonon përgjigjen

Ish-trajneri i Liverpoolit tallet me Balotellin, ai nuk ia vonon përgjigjen

Një shkëmbim batutash në distancë ka kthyer përsëri në protagonist Mario Balotelin gjatë ditës së sotme. Shkak është bërë një deklaratë e Brendan Rodgers, ish-trajner i Liverpulit i cili aktualisht drejton Celticun në Skoci.

pyetur nga gazetarët skocezë se cili ishte futbollisti më i mirë që nuk kishte pasur mundësinë të stërviste, Roxhers iu përgjigj duke qeshur “Mario Baloteli”.

Sulmuesi italian ishte pjesë e Liverpulit në kohën kur klubi drejtohej nga Rodgers dhe shkëndijat mes të dyve sollën largimin e futbollistit.

Nuk ka vonuar edhe përgjigja e Balotelit, i cili ashtu si ndaj Kasanos, ka zgjedhur rrjetet sociale për të bërë të ditur mendimin e tij rreth kësaj çështje.

“Brendan Rodgers, edhe ti je menaxheri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Mahnitës”, ishin fjalët në Twitter të sulmuesit i cili është “ringjallur” këtë vit në kampionatin francez me Nicën.(panorama)