Pesë prioritetet e Barcelonës në afatin e verës

Pesë prioritetet e Barcelonës në afatin e verës

Merkatoja e verës për Barcelonën pritet të jetë shumë aktive. Rekrutuesit e klubit katalanas janë duke avancuar në heshtje ndaj lojtarëve që konsiderohen si përforcimet e duhura për kampionin në fuqi të Spanjës.

Sipas “Mundo Deportivo”-s, janë pesë emrat që figurojnë në krye të listës së elementeve që ndiqen nga klubi. Bëhet fjalë për Theo Hernandez (i huazuar te Alaves nga l’Atlético Madrid), Hector Bellerin (Arsenal), Marco Verratti (PSG), Philippe Coutinho (Liverpool) dhe Gérard Deulofeu (i huazuar nga Everton tek AC Milan).

I njëjti burim që shkruan  “Barça-n së të nesërmes” saktëson se prioriteti i klubit katalanas është të rekrutojë “një lojtar të krahut të djathtë të klasit të lartë dhe një mesfushor me potencial të madh”, përcell telesport.

Pa harruar emërimin e trajnerit të ri që do të pasojë Luis Enrique-n i cili do të largohet nga drejtimi i stolit katalanas në fund të sezonit.