Këshilla që i dha Fury të riut Joshua në vitin 2013

Këshilla që i dha Fury të riut Joshua në vitin 2013

Tifozët e boksit nuk do të donin asgjë më shumë se një përballje midis Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Kampioni i botës në peshat e rënda nuk nguroi të përmendte “Mbretin Cigan” pasi mundi me nokaut teknik Wladimir Klitschko të shtunën, teksa Fury shkroi një tweet tipik pas fitores monumentale të AJ.

27 vjeçari mbrojti titullin IBF ndaj ukrainasit, në të njëjtën kohë duke fituar edhe titujt IBO dhe WBA. “AJ bëri mirë por unë s’jam 41 vjeç. Ai është një peshëngritës por Klitschko nuk më goditi asnjëherë mua,” shprehet Fury për Sky Sports.

“Dua të përgëzoj AJ pasi përballoi një situatë të vështirë…ndaj një burri të vjetër. Por le të jemi të sinqertë. Unë jam numri një i këtij divizioni. Në Evropë mund të ketë vetëm një kampion, dhe ai jam unë.” Por në 2013, kur ishte në fillimet e tij si profesionist, ai mori disa këshilla nga Fury.
https://youtu.be/QRLpjmPC2ac