
Ugur Aktas nga Turqia sot ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Karatesë për Senior. Në ditën e tretë të garës, Ugur Aktas, 21 vjeç, mundi Berat Jakupin nga Maqedonia në kategorinë prej 84 kilogramë në finalen e turneut.
Kampionati i 52-të EKF Kampionatin për Senior aktualisht po mbahet në krahinën veriperëndimore turke të Kocaelit.
Vitin e kaluar, ai gjithashtu fitoi medaljen e artë pas mposhtjes së Meris Muhoviç nga Bosnja e Hercegovina në kampionatin evropian, raporton AA.
Gjithashtu të shtunën, Tuba Yakan i Turqisë ka fituar medaljen e artë pasi ka mposhtur ish-kampionin e botës Sara Cardin të Italisë. Ngjarja vjetore e Karatesë përfundon më 7 maj./Insajderi.com