Meçi i madh i boksit që mund t’ia kalojë atij Joshua – Klitschko

Meçi i madh i boksit që mund t’ia kalojë atij Joshua – Klitschko

Boksieri më i njohur i Meksikës, Saul Cancelo Alvarez, fitoi me vendim unanim ndaj Julio Chavez të shtunën. E pas fitores ndaj Chavez, boksieri meksikan bëri të ditur se do të ndeshet me kampionin e kategorisë së mesme, Gennady Golokvin.

Golokvin nga Kazakistani nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij. Ka fituar 37 ndeshjet në të cilat ka boksuar, derisa 34 prej tyre i ka mbyllur para kohe, me nokaut.

“Golokvin, ti je në radhë shoku im. Ku je ti? Jam gati”, deklaroi Alvarez pas meçit të së shtunës.

Meçi ndërmjet Golokvin dhe Alvarez është vendosur të zhvillohet më 16 shtator të këtij viti, raporton Insajderi.

Kategoria e mesme e boksit profesionist është njëra nga kategoritë më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja ndërmjet Alvarez dhe Golokvin është pritur prej shumë kohësh, dhe ky meç pritet të gjenerojë miliona të ardhura, deri aty sa t’ia kalojë meçit të kategorisë super të rëndë Joshua-Klitschko që u zhvillua të shtunën e kaluar. /Insajderi.com