Kur mund të ndeshën Kosova dhe Serbia në Kupën e Botës në Basketboll

Kur mund të ndeshën Kosova dhe Serbia në Kupën e Botës në Basketboll

Serbia e cila në kualifikimet për Kupën e Botës në Basketboll, Kina 2019 është në grup me Gjermanin, Gjeorgjinë dhe një kombëtare e cila pritët të konfirmohet më pas, shtëpia më e madhe e basketbollit ajo FIBA ka hedhur poshtë çdo mundësi që Serbia të jetë në të njëjtin grup me Kosovën, njofton Insajderi.com

FIBA ashtu si UEFA dhe FIFA ka vendosur që ekipet nga vendet ku situata politike është e ndjeshme nuk mund të takohen me njëra-tjetrën. Pra Kosova nuk do të mund të jetë në grup me Serbinë Gjermaninë dhe Gjeorgjinë.

FIBA ka vendosur që Kosova dhe Serbia nuk do të mund të takohen as në raundin e dytë të kualifikimit, e vetmja mundësi që skuadrat ta takohen mes vete është faza përfundimtare, raporton hotsport.rs.

Në kualifikimin evropian janë 32 pjesëmarrëse kombëtar nga të cilat 24 ekipe të ‘EuroBasketit’ dhe tetë ekipe të tjera kombëtare që vijnë nga para kualifikimi në gushtë.

Kampionati Botërorë në Basketboll, Kina 2019, do të filloj që nga 31 gushti dhe do të zgjas deri me 15 shtator të vitit 2019.

Ky format me kaq shumë kombëtare në Kampionatin Botëror në Basketboll do të jetë për herë të parë që FIBA e praktikon duke marruar shembull nga futbolli./Insajderi.com