FFK përfiton rreth gjysmë milion euro nga qeveria

FFK përfiton rreth gjysmë milion euro nga qeveria

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës, Federatën e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, të cilave ministria obligohet t’i përkrahë me 490 mijë euro përkatësisht 40 mijë.

Mbështetja financiare nga ana e MKRS-së për federatat bëhet me qëllim të realizimit të synimeve dhe planeve për vitin 2017, të cilat t’u jepen ndaras në baza tre mujore për projektet që federatat planifikojnë t’i zhvillojnë.

Ministri Kujtim Shala se po angazhohemi si institucion të jemi në mbështetje të sportit në vend, duke investuar në përmirësimin e kushteve për sportistë, duke standardizuar infrastrukturën ligjore e fizike me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes dhe cilësisë.

Ndërsa, kryetari FFK-së, Fadil Vokrri e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen duke thënë se kjo mbështetje nga MKRS-ja është një ndihmë për federatën që ajo të arrijë objektivat për këtë vit, e që është më se e nevojshme për sportin më të popullarizuar në vend./Insajderi.com