Futbollistja kosovare sërish triumfon me Cityin

Futbollistja kosovare sërish triumfon me Cityin

Kosovare Asllani ka arritur edhe një sukses duke fituar FA Cup për femra.

Skuadra e futbollistes kosovare, Manchester City, ka triumfuar në finale kundër Birmingham Cityt me rezultat 4-1.

E gjithë kjo në saje të golave të Bronzes, Christiansenit, Lloydit dhe Scottit.

27-vjeçarja nuk ishte pjesë e ekipit startues, madje nuk ishte as në bankën rezervë.