‘Këpuca e Artë’- Messi i pari në listë

‘Këpuca e Artë’- Messi i pari në listë

Leo Messi vazhdon të jetë i pari në listën e golashënuesve më të mirë në Evropë, së bashku me Bas Dostin e Sporting Lisbonës, derisa Ronaldo ka rikuperuar dy pozita pas dy golave ndaj Sevillas.

Luis Suarez sezonin e kaluar shënoi 40 gola në La Liga duke rrëmbyer “Këpucën e Artë”, i cili la prapa Cristiano Ronaldon e Lionel Messin.

Por, duket se këtë edicion ky çmim do të shkojë për pesë herë fituesin e ”Topit të Artë”, Leo Messin, i cili i prin listës së golashënuesve më të mirë në Evropë me 35 finalizimi deri më tani, nuk arriti të shënojë ndaj Las Palmas, përcjell Express.

Derisa Ronaldo javën e kaluar renditej vetëm i 16-ti. Me dy golat ndaj Sevillas, ai tani renditet i 14’ti, sërish larg saj që bënte viteve të kaluara.

CR7 nuk po arrin më të menaxhojë të shënojë aq shumë gola në një sezon – siç bënte vite më parë, i cili ka shkuar deri në 48 gola në La Liga, teksa këtë edicion ka vetëm 20.

Golat për Këpucën e Artë kanë koeficiente të ndryshme në top pesë ligat Evropiane.