Futbollisti “kërcënon” Bunjakin: Nëse nuk më fton, mund të luajë për Malajzinë

Futbollisti “kërcënon” Bunjakin: Nëse nuk më fton, mund të luajë për Malajzinë

Liridon Krasniqi vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij Kedah Fa në Malajzi, por nuk po ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Ish-lojtari i Përfaqësueses së Kosovës karrierën e tij futbollistike po e kalon në Malajzi, ku shumë shpejtë do të pajiset me pasaportë të atij shteti dhe nëse Albert Bunjaki nuk e fton atëherë ai do të luajë për Malajzinë, shkruan Sportali.net.

“Po me vjen keq dhe inat dhe pyes pse gola po shënoj, tituj po marrë krejt jam duke i plotesu me qenë pjesë e kombëtares. Ndoshta jo në formacion ama pjesë me qenë dhe unë si çdo njeri tjetër kam qejf me prezantu shtetin”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për Supersport.

“Po e kam pas jo veç një ofertë dhe krejt populli është çu në këmë që unë me marrë nënshtetësi të luajë me Malajzinë por ky nuk është vendim i lehtë, ama tash i kam hap Kosovës një kufi deri muajin e ardhshëm qe është loja dhe ta shohim nëse me thirrin. Nese jo do shikojë çfarë do të vendosi”, ka deklaruar Krasniqi.