Renovimi i stadiumit “Adem Jashari” është duke ecur me ritëm të mirë, ka vlerësuar sot drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj.
Stadiumi Olimpik në Mitrvoicë u vizitua sot nga Alaj dhe zyrtari i UEFA-së, Petr Fousek. Siç ka njoftuar drejtori i Departamentit të Sportit, i dërguari i UEFA-së është ndarë i kënaqur nga punimet.
Sipas Ibër Alajt, punimet janë duke u zhvilluar intensivisht.
“Sot vizituam progresin e punimeve në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë me zyrtarin e UEFA-së Petr Fousek me bashkëpuntorët nga FFK-ja, ku u diskutua për ecurinë e punimeve me planin dinamik. Ku u ndanë të kenaqur me mbarevajtjen dhe progresin e arritur sipas standardeve te kategorise së dytë te UEFA-së”, ka njoftuar Alaj.
I pyetur se a do të përfundojë renovimi i stadiumit “Adem Jashari” në fund të muajit qershor, shkruan Insajderi.
“Po, do të jetë i gatshëm për klube”, ka thënë Alaj.
Stadiumi “Adem Jashari” do të plotësojë kushtet e kategorisë së dytë të stadiumeve të UEFA-së.
Dy klube kosovare do të marrin pjesë në kualifikime për gara evropiane këtë vit. Këto gara pritet të fillojnë në fund të muajit qershor, gjegjësisht në fillim të muajit korrik. /Insajderi.com