Skuadrës që i’u lëvrua fusha fillon të mbledhë nënshkrime për peticion

Skuadrës që i’u lëvrua fusha fillon të mbledhë nënshkrime për peticion

Skuadra e futbollit nga Gjakova, Dardanët kanë filluar peticionin për të mbledhur nënshkrime për të mbrojtur fushën e tyre e cila u lëvrua nga disa persona.

“Sot me fillim ne ora 11, nen organizimin e kryesisë se klubit FC DARDANET dhe udhëheqjes se Bashkësisë se V Lokale- Dardania-Gjakove, ne qendër te qytetit, ne sheshin Nene Tereza u mbajt tubim protestues dhe filloj mbledhja e nënshkrimeve për peticionin kundër shkatërrimit dhe tjetërsimit te fushës se Futbolit te klubit Dardanet”, thuhet në njoftimin e këtij klubi.

Sipas klubit Dardanët shumë qytetar nënshkruan këtë peticion dhe shprehën pakënaqësinë e tyre rreth kësaj ngjarje.

“Qindra qytetarë nënshkruan peticionin dhe shprehën pakënaqësinë e tyre rreth kësaj ngjarje e cila u vlerësua si sulm kundër sportit dhe rinisë në përgjithësi”, thuhet më tej.

Me anë të këtij peticioni qytetaret e mbledhur dhe futbollistet kërkuan mbështetje nga Kuvendi Komunal i Gjakovës që të mos lejohet qe kjo fushe e dedikuar për sport te shitet apo tjetërsohet dhe sa me shpejt te ju rikthehet ne mënyrë qe te gjitha grupmoshat e sidomos fëmijët te kenë hapësirën e tyre ku te zhvillojnë aktivitet sportive./Insajderi.com