E bija e Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka ka folur me një grup të liderëve femra në Arabinë Saudite, duke insistuar se duhet bërë më shumë për të drejtat e femrave në vendin islamik.
“Në çdo vend, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gratë dhe vajzat përballen me shumë sfida. Progresi i Arabisë Saudite, veçanërisht në vitet e fundit, është shumë inkurajues… por ende ka shumë punë për tu bërë”, tha Ivanka Trump.
Vajza e Parë raportohet se e ka përshkruar vetën si ‘femër liderë në administratën Trump’ dhe tha se dëshiron që ‘të ndihmoj fuqizimin e gruas në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin’.
Presidenti Donald Trump po vizitin Arabinë Saudite në ndalesën e parë të turit të tij të parë jashtë vendit. I shoqëruar nga bashkëshortja Melanie, ai ështeë pritur nga Mbreti Salman.
Dy krerët nënshkruajtën marrëveshje me vlerë 115 miliardë dollarë për energjinë dhe armët.
Në vazhdim, Trump do të vizitojë Izraelin, territoret palestineze, më pas Brukselin për samitin e NATO’s, Vatikanin dhe Sicilinë për një tjetër samit. Turi i parë i Trump jashtë vendin zhvillohet ne kohë të trazuara për të që pasuan shkarkimin e drejtorit të FBI’së Comey.
Trump shoqërohet në vizitat e tij shtetërore edhe nga e bija, këshilltare e tij pa pagesë, si edhe i shoqi i saj Jared Kushner, pjesëtar i kabinetit të Presidentit.