Hadërgjonaj vendos për Zvicrën

Hadërgjonaj vendos për Zvicrën

Përfaqësuesja e Zvicrës e ka ftuar edhe zyrtarisht Florent Hadërgjonaj për dy ndeshjet e muajit qershor.

Më 1 qershor, Zvicra do të luajë kundër Bjellorusisë në ndeshjen miqësore, deri më 9 qershor do të përballet me Ishujt Faroe në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

Në mesin e lojtarëve të ftuar është edhe Hadërgjonaj, i cili më parë ishte i pavendosur për të ardhmen.

Edhe pse ende është në dyshim se a do të luajë për ndeshjen kualifikuese, ka pak gjasa që ai vendosë të luajë për Kosovën, shkruan albinfo.ch.

Përveç Hadergjonajt, në listën e të ftuarve janë edhe Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Valon Behrami./Insajderi.com