Së paku 23 njerëz janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur kishte shtënë me armë drejt një autobusi i cili transportonte të krishterë vendas në Egjiptin qendror, raportojnë mediat shtetërore të Egjiptit, shkruan BBC News.
Incidenti ka ndodhur në provincën e Minyas, 250km në jug të Kairos, përderisa autobusi ishte nisur për në kishë.
Kanë ndodhur një numër i sulmeve drejt të krishterëve në muajt e fundit të bëra me pretendim nga militantët e Shtetit Islamik.
Dy bombardime vetëvrasëse me shënjestër kishat në Tanta dhe Aleksandri më 9 prill lanë së paku 46 njerëz të vdekur. /Insajderi.com