Macron, Putin do të flasin për Sirinë dhe Ukrainën

Macron, Putin do të flasin për Sirinë dhe Ukrainën

Kremlini tha se takimi midis presidentit të Rusisë dhe atij të Francës, javën e ardhshme, do të jetë “një mundësi për të folur sinqerisht dhe për të pasur një ndjenjë më të mirë për njëri-tjetrin”.

Vladmir Putin dhe Emmanuel Macron do të takohen në Pallatin e Versajës, pranë Parisit, më 29 maj.

“Gjëja kryesore për presidentët është të njihen me njëri-tjetrin dhe të diskutojnë çështje që përfshijnë terrorizmin dhe konfliktet në Siri dhe Ukrainë”, tha Yury Ushakov, ndihmës i lartë i Kremlinit.

Putin dhe Macron kanë diskutuar për këto konflikte në një bisedë telefonike, javën e kaluar.

Moska dhe Perëndimi janë në mosmarrëveshje të thella për veprimet ushtarake ruse dhe ndërhyrjet e tjera të saj në Ukrainë dhe Siri.