100 golat më të bukur të sezonit që po mbyllet

100 golat më të bukur të sezonit që po mbyllet

Është kohë bilancesh, jemi në mbyllje të sezonit futbollistik 2016-2017. Në Evropë kanë mbetur të luhen ndeshjet e fundit nëpër disa kampionate, teksa shumica e kampionëve të ligave përkatëse janë zbuluar.

Mbetet të mësohet fituesi i Ligës së Kampioneve, pas finales së 3 qershorit, në Cardiff, mes Real Madridit dhe Juventusit.

Një sezon mbresëlënës për disa skuadra e futbollistë, edhe pse i gjatë dhe i lodhshëm fizikisht, shpeshherë me nga tri ndeshje në javë.

Në këtë moment ia vlen të rikujtojmë disa gola të jashtëzakonshëm, të shënuar në sezonin që po mbyllet, të cilët, përpos faktit se kanë qenë mjaft të bukur, janë realizuar në momente vendimtare.

Është kanali “WeSpeakFootball” në “youtube”, ai që ka përzgjedhur “top 100”, sikurse bën çdo fundsezoni, shkruan Telesport.al.

Njëri prej tyre është goli i Leo Messit ndaj Real Madridit, shënuar në “El Clasico” e fundit, në sekondat e fundit, i cili u dha fitoren katalanasve dhe e shtyu betejën e titullit në La Liga në kohë.

Gola të tjerë të jashtëzakonshëm, që mund t’i shihni në këtë video të përmbledhur, janë edhe ata të Marcelos, Locatelli, Griezamnn, Rooney, Nacho, Di Maria, Perrotti, Higuain, Arjen Robben, Neymar etj.