Merkel: Evropa nuk mund të mbështetet më në Amerikën e Trumpit

Merkel: Evropa nuk mund të mbështetet më në Amerikën e Trumpit

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë që Gjermania dhe Evropa nuk mund të mbështeten më në ShBA-në nën udhëheqjen e Donald Trump.

Duke folur në një eveniment kampanje në tendën e birrës Bavariane, kancelarja gjermane ka theksuar nevojën për raporte miqësore me SHBA-në, Britaninë dhe Rusinë, por përsëri të kihet kujdes.

“Ne Evropianët duhet me të vërtetë të marrim fatin në duart tona”, ka thënë Merkel.

Merkel ka thënë që aleanca tradicionale perëndimore është e kërcënuar nga presidenca e re e SHBA-së dhe nga Brexiti, shkruan The Independent.

“Kohët në të cilat mund të mbështetemi tërësisht në të tjerët kanë mbaruar disi, si unë e kam përjetuar këto vitet e fundit”, është shprehur ajo.

Komentet e saj erdhën pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha që ka nevojë për më shumë kohë të vendosë nëse SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë marrëveshjen për klimë të Parisit. Kjo deklaratë e Trumpit kishte shqetësuar diplomatët Evropianë. /Insajderi.com