Koreja Veriore lëshon edhe një raketë tjetër

Koreja Veriore lëshon edhe një raketë tjetër

Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të re balistike.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë tha se presidenti jugkorean, Moon Jae-in, ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Mësohet se raketa është hedhur nga qyteti verikorean, Uonsan, dhe se ka fluturuar në drejtim të lindjes.

Japonia e dënoi lëshimin e raketës dhe tha se ajo mund të ketë rënë në ujërat e saj.

Ushtria amerikane po ashtu tha se e ka vërejtur dhe analizuar raketën dhe se ajo ka qenë me rreze të shkurtër.

Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore dhe dhjetëra me raketa balistike gjatë muajve të fundit.

Ajo ka kërcënuar se së shpejti do të ketë kapacitet për të goditur SHBA-në.