Allegri pranon se Reali është favorit

Allegri pranon se Reali është favorit

Maks Alegri nuk ka frikë, emocionet janë të pranueshme dhe më se normale përpara një sfide të tillë. Trajneri toskan në konferencën për shtyp që hap zyrtarisht javën anti-Real, pa shumë lojëra fjalësh, shpjegon këndvështrimin e tij:

“Pas finales së Berlinit, kjo e Kardifit është ndeshja e dytë më e rëndësishme e karrierës sime. Këtë herë kam më shumë besim dhe jam më i bindur, duhet ta sjellim kupën në shtëpi. Ka qenë një sezon fantastik dhe duam që ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme, ndaj të gjithëve na pret një sforco e fundit”, ka thënë ai.

“Duhet të zbresim në fushë më të ekuilibruar dhe më të bindur se sa kundërshtarët tanë. Pa ankth: jemi në një gjendje të mirë fizike dhe psikologjike, do të dimë të reagojmë në momentet e duhura”. Këshillat nuk i mungojnë për skuadrën e tij, por gjërat e rëndësishme gjashtë herë kampionët e Italisë i dinë tashmë përmendësh”, shtona i.

“Duhet të kemi forcën mendore për të qëndruar brenda ndeshjes deri në fund. Ata janë favoritë, jo sepse e them unë, por e dëshmon historia, sidomos ajo e së kaluarës së afërt. Nuk mbetet shumë për të thënë, por ama kemi shumë për të bërë. Duhet të luajmë pa ankth. E kemi merituar këtë finale, ndaj jemi besimplotë që mund t’ia dalim”.

Recetat në të tilla raste janë gjysmë të gatshme, por Alegri nuk ndalet së predikuari qetësi, si element thelbësor suksesi.

“Duhet ta përjetojmë pa angështi, duhet optimizëm, por nuk më duket e drejtë të flas për Juventusin si favorit. Madrilenët janë më- suar të luajnë dhe të fitojnë të tilla finale. Kemi besim te vetja dhe jemi të bindur në forcën tonë, por favoritë për kupën mbeten ata”.

Trajneri bardhezi njeh mirë mendësinë e një realiteti bardhezi dhe është i ndërgjegjshëm për rritjen konstante të skuadrës së tij, vit pas viti, titull pas titulli. Për trajnerin, ai vetë së bashku me drejtuesit ka pasur gjithashtu një rritje të vazhdueshme.

“Pas finales së Berlinit të humbur kundër Barcelonës, nisi një proces i mëtejshëm rritjeje nga ana e të gjithëve. Negativiteti sjell negativitet, ndaj duhet të mendojmë me optimizëm, njofton panoramasport.

“Pas një jave do të mendojmë për ecurinë tonë në tri vitet e fundit. Kur mora këtë skuadër gjeta një hije të zezë të frikshme. Unë nuk i druhem faktit që Juventusi ka humbur tetë finale të këtij kalibri, pasi të arrish deri në fund në të tilla kompeticione nuk është e lehtë. Të fitosh është shumë mirë, por ka rëndësi të jesh gjithmonë në të tilla nivele. Kam një ekip të jashtëzakonshëm dhe besoj se klubi do të investojë, në mënyrë që të qëndrojmë mes tetë më të mirave kontinentale”.