Dy mesfushorët e Kombëtares, Ergys Kaçe dhe Amir Abrashi kanë dalë në një konferencë për shtyp për mediat ku kanë folur në lidhje me grumbullimin si dhe për marrëdhëniet që këta dy futbollistë kanë me trajnerin De Biazi.
Si Kaçe dhe Abrashi janë optimist dhe besojnë te fitorja në sfidën ndaj Izraelit.
“Besoj se në futboll gjithmonë ka luhatje, edhe unë nuk isha në gjendje shumë të mirë pasi ndryshova skuadër. Prandaj nuk isha pjesë e Kombëtares. Gjërat kanë ndryshuar tani dhe mendoj që jam më mire. Jam i gëzuar që u ktheva në Kombëtare”, ka thënë Kaçe.
Kaçe foli edhe për repartin e mesfushës.
“Skuadra para 1 viti ishte më mirë, mesfusha ishte shumë mirë dhe kemi bërë ndeshje mjaftë të bukura. Mendoj që ka pësuar një rënie po shpresoj që në ndeshjen me Izraelin ta marrim veten dhe të kthehemi në formën e mëparshme.”
Ndërkaq Abrashi ka thënë se nuk ka asnjë problem me trajnerin De Biasi.
“Është trajneri ai që vendos, nuk jam i vetmi që dua të luaj, të gjithë duam të luajmë. Mesfushorë kemi shumë, edhe lojtarë të mirë Unë kam për detyrë të jap maksimumin në stërvitjen. Pres momentin të jap maksimumin dhe të kem sukses”, ka thënë ai. /Insajderi.com