Skuadra e kategorisë së dytë në Angli, QPR është vënë pas futbollistit kosovar të Laussane Sport, Benjamin Kolollit.
Skuadra londineze kërkon t’i marrë shërbimet e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, dhe siç raporton mediumi Get West London, edhe disa skuadra nga Bundesliga janë të interesuar për futbollistin e krahut.
Sipas këtij mediumi, për ta bindur Laussanen do të vlente një ofertë prej rreth 700 mijë eurove.
Kololli është futbollist i përfaqësueses së Kosovës, dhe ka luajtur nga fillimi në dy ndeshjet e fundit të përfaqësueses, ndaj Turqisë dhe Ukrainës. /Insajderi.com