Zvicra kundër hapjes së qendrave të azilit

Zvicra kundër hapjes së qendrave të azilit

Këshilli Federal i Zvicrës synon të bëjë reformimin e sistemit të Dublimit, siç njihet sistemi i cili merret me sistemimin e refugjatëve në Evropë. Sipas marrëveshjes së Dublinit, procedura e kërkimit të azilit duhet të përfundojë aty ku personi ka kërkuar për herë të parë azil gjegjësisht ku është regjistruar për herë të parë.

Ndërkaq Zvicra prej disa vitesh po angazhohet për një të ashtuquajtur “çelës të shpërndarjes”, i cili do të mundësonte ndarjen në mënyrë proporcionale të refugjatëve në shtetet përkatëse të “Dublinit”.

Nga ana tjetër, Qeveria Federale e konsideron si të parealizueshme idenë sipas të cilës do të hapeshin qendra azili të Evropës jashtë territorit evropian, gjegjësisht në vende afrikane si në Libi, shkruan albinfo.

Kështu thuhet në një raport të publikuar sot, të  Këshillit Federal të Zvicrës. Njëri ndër shkaqet që e pamundëson këtë, është situata politike që mbretëron në shtete të ndryshme të Afrikës së Veriut. Veç kësaj, është shumë e kontestueshme nëse refugjatët do të pranonin të strehoheshin në qendra të tilla.