Reagon klubi i Interit, thumbon Juventusin

Reagon klubi i Interit, thumbon Juventusin

Juventusi humbi nga Real Madridi në finale të Ligës Kampionëve me rezultat 1-4. Me këtë rast Interi mbetet klubi i vetëm italian që ka fituar “tripletën” e famshme.

Zikaltrit me këtë rast kanë uruar Los Blancos për triumfin me një postim në rrjetet sociale, duke thumbuar klubin rival në Itali, Juventusin.

Interi ka komplimentuar madrlineët, por nuk ka thënë asnjë fjalë për “Zonjën e Vjetër”.

“Komplimentet tona Real Madridit për të dymbëdhjetën Ligë të Kampionëve, klubi i vetëm që e fiton dy herë radhazi”, shkruan Interi në Twitter. /Insajderi.com