Boltoni i interesuar për futbollistin e Kosovës

Boltoni i interesuar për futbollistin e Kosovës

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, ka konfirmuar interesimin e Boltonit për shërbimet e tij.

Sulmuesi 20-vjeçar ka thënë se ekipi i tij është në negociata me klubin e njohur anglez që sivjet i është bashkuar Championshipit, rangut të dytë të garave në Angli.

“E di se Boltoni është shumë i interesuar që të më transferojë. Por të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka edhe disa klube të tjera të rëndësishme, por besoj se Boltoni është mjaftueshëm i mirë. Klube që promovohen në gara, mund të befasojnë. Boltoni është klub i madh që i takon Championshipit apo Premier Ligës”, ka thënë ai për “Aftenposten”.

Celina, futbollist nën pronësi të Manchester Cityt, ka luajtur si i huazuar në Holandë tek Twente sezonin që lam pas. /Insajderi.com