Real Madrid u tregon derën shtatë lojtarëve

Real Madrid u tregon derën shtatë lojtarëve

ampionët e Europës në fuqi kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe shtatë lojtarë pritet të largohen në këtë merkato të verës.

Mbrojtësi Pepe ka konfirmuar se ai do të largohet me kosto zero pas 10 vitesh me “Los Blancos”, por bashkë me të pritet të largohen edhe James Rodriguez, Fabio Coentrao, Alvaro Morata, Danilo, Mariano dhe portieri Kiko Casilla, sipas të përditshmes spanjolle “AS”.

Lojtari më i përfolur në merkato është James Rodriguez, i cili u la jashtë ekipit nga Zinedine Zidane në finalen e Champions League të fituar 4-1 nga Real Madrid kundër Juventus. Cristiano Ronaldo duket se ka kërkuar ta bindë kolumbianin që të qëndrojë, por lojtari synon të gjejë një ekip ku të luajë rregullisht.

Sipas shtypit anglez, Manchester United ka bërë një ofertë prej 53 milionë sterlinash për kolumbianin, por Liverpool, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Milan janë vënë gjithashtu në lëvizje.

Skuadra e Mourinho-s është e interesuar edhe për Alvaro Morata, i cili nuk ka arritur t’i marrë vendin në formacionin titullar Karim Benzema, pavarësisht 20 golave të realizuar sezonin që sapo u mbyll. /Insajderi.com