Një “sms” i Conte, mund t’i kushtojë Chelsea-t miliona euro

Një “sms” i Conte, mund t’i kushtojë Chelsea-t miliona euro

Vendimi i Antonio Conte për ta informuar Diego Costa-n se nuk do të jetë më pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm me një sms dhe zgjedhja e sulmuesit për ta bërë publik këtë komunikim me trajnerin ka tronditur bordin drejtues të Chelsea.

Kjo situatë oritet t’i kushtojë miliona euro klubit londinez.

Në fakt, klubet që mund të jenë të interesuar për shërbimet e sulmuesit spanjoll tashmë e dinë mirë se kampionët në fuqi të Anglisë janë të dëshpëruar për ta shitur atë dhe do të kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë për të ulur çmimin e lojtarit, i cili ka pak mundësi që të veshë fanellën e Chelsea sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu, mënyra jozyrtare e përdorur nga Conte i jep të drejtën përfaqësuesve ligjorë të Costa-s që të kërkojnë një dëmshpërblim, duke përdorur pikërisht mesazhin e dërguar nga trajneri si provë që klubi e ka detyruar lojtarin të largohet. T

rajneri italian, i cili është me pushime, i ka dërguar një mesazh urimi të gjithë lojtarëve titullar, duke i uruar këtyre të fundit që t’ia kalonin sa më mirë me familjet respektive dhe duke i kujtuar që të bënin disa ushtrime fizike për të ruajtur formën.

Costa është përgjigjur, duke shkaktuar irritimin e Antonio Conte-s, i cili i ka dërguar një sms lojtarit, i cili ka kuptuar se nuk bënte më pjesë në planet e klubit.

Costa ka njoftuar klubin për komunikimin që ka pasur me trajnerin dhe është informuar nga përgjegjësja e transferimeve Marina Granovskaia që t’ia linte asaj të merrej me negociatat.

Të mërkurën, pasi ka ndjekur nga stolin ndeshjen e barazuar 2-2 nga Spanja kundër Kolumbisë, Costa ka dalë nga dhomat e zhveshjes dhe ka folur para mediave spanjolle për marrëdhënien e tij të keqe me Conten.

“Ditën e kaluar, Conte më dërgoi një mesazh ku më informonte se nuk do të mbështetej më tek unë për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Costa. “Për këtë arsye, unë duhet të gjej një mënyrë për t’u larguar, nëse trajneri të thotë se nuk je më i dëshiruar, duhet të largohesh”.

Costa ka bërë të ditur, gjithashtu, se do t’i pëlqente të kthehej në Madrid tek Atletico, por klubi bardhekuq nuk mund të bëjë asnjë lëvizje në merkato deri në fundin e vitit. Alternativa e vetme, tani, është Milan, me kuqezinjtë që duket se duan të përfitojnë nga kjo situatë. /Insajderi.com