Oferta 200 milionë euro nga Kina për Ronaldon

Oferta 200 milionë euro nga Kina për Ronaldon

Cristiano Ronaldo mund të bëhet përsëri transferimi rekord. Ronaldo është shënjestra e bujshme nga Super Liga në Kinë ku sipas së përditshme AS një ofertë drejt Madridit do të jetë në vlerë prej 200 milionë eurosh, përcjell Insajderi.

Portugezi edhe më herët ka qenë objektivë u skuadrave të famshme. Ronaldo ka një kontratë deri në vitin 2021 me Realin, por për një kalim të tij mundshëm në Kinë, ai do të fitojë deri në 120 milion euro.

Ronaldo është aktualisht njëri nga futbollistët më të mirë në botë ku edhe ka fituar katër herë ‘Topin e Artë’.

Ronaldo në verën e vitit 2009 kishte kaluar nga Manchester United në Real Madrid për 94 milion Euro.

Portugezi prej kur i është bashkuar skuadrës nga Madridi ka luajtur në 394 ndeshje dhe ka shënuar 406 gola dhe 125 asistime./Insajderi.com