Hertha Berlin i ka bërë kërkesë publike Zlatan Ibrahimoviçit që të shkojë në Berlin dhe të luajë atje sezonin e ardhshëm.
Përmes një shkrimi në Twitter, faqja zyrtare e Hertha Berlin i bëri ofertë Zlatan Ibrahimoviçit që të luajë për ta, raporton Insajderi.
“Zlatan Ibrahimoviç pa kontratë – ne nuk kemi para mjaftueshëm, por kemi tifozë të mëdhenj. Por ti mund ta fitosh bundesligën për herë të parë. Mendoje këtë Ibrahimoviç”, thuhet në postimin e skuadrës modeste nga Gjermania.
Ibrahimoviç ka mbetur pa ekip pas përfundimit të kontratës 1-vjeçare me Manchester United, me të cilën skuadër luajti sezonin që lam pas. /Insajderi.com
