Albert Bunjaki me futbollistë kanë analizuar përfaqësuesen e Turqisë, me të cilën do të përballen nesër në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’

Lojtarët e Kosovës analizojnë pikat e dobëta të kundërshtarëve

Përfaqësuesja e Kosovës sot paradite ka analizuar ndeshjen miqësore Maqedonia- Turqia (0:0), e zhvilluar para pak ditësh në Shkup, shkruan Express.

“Bashkërisht me shtabin teknik dhe  me një interaktiv me futbollistë kanë analizuar dobësitë si dhe pikat e dobëta por edhe të forta të skuadrës   rivale Turqisë para ndeshjes së të dielës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova do ta ketë seancën stërvitore në stadiumin “Loro Boriqi”  prej orës 17.00, ndërsa në orën 19.00 përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku mediave do tu drejtohet në konferencën për shtyp.