Mediet kiliane: Sanchez tek Man.City punë e kryer

Mediet kiliane: Sanchez tek Man.City punë e kryer

Sipas raportimeve nga mediet kiliane, superylli i Arsenal, Alexis Sanchez ka finalizuar transferimin e tij te Menachester City. Sulmuesi 28-vjeçar shijoi sezonin e karrierës së tij me “Topçinjtë” duke kulmuar me fitimin e FA Cup në Wembley.

Por, dështimi për të konkurruar dhe garuar për titullin kampion në Premier League, ka udhëhequr në spekullime mbi të ardhmen e ish-futbollisti i Barcelonës dhe nëse ai do të rinovonte ose jo kontratën e tij me Arsenal, kur ndodhet tashmë vetëm 1 vit larg skadencës së marrëveshjes aktuale me “Topçinjtë”.

Me aludime mbi destinacione të mundshme si City, Chelsea dhe Bayern Munich, gazetari i famshëm kilen, Fernando Solabarrieta “plasi bombën” duke deklaruar se Guardiola fitoi garën, duke siguruar shërbimet sulmuesit të Arsnela, për tu ribashkuar kështu me Sanchez.

Në një barazim 1-1 me Rusinë, në prag të Kupës së Konfederatave, Sanchez asistoi me një shërbim perfekt për ish-anësorin e QPR, Mauricio Isla, që shënoi për Kilin, shkruan Telesport.

Nga ana e tij, trajneri Arsene Wenger ka deklaruar se kohët kanë ndryshuar dhe Arsenal thjeshtë nuk ka pse shet më futbollistët më të mirë.