Supergola dhe spektakël – Anglia barazon në Skoci [video]

Supergola dhe spektakël – Anglia barazon në Skoci [video]

Anglia ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Skocisë në ndeshjen që u zhvillua sot në Glasgow të Skocisë.

E para në epërsi kaloi skuadra kombëtare angleze me një gol të futbollistit të Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain.

Por, Skocia realizoi dy gola të shpejtë nga goditjet e dënimit në minutat 87-të dhe 90-të, me anë të Leigh Griffiths, cili shënoi të dy golat.

Por, në minutën e tretë shtesë Anglia arriti që të realizojë edhe një herë për të mos dalë e humbur nga kjo ndeshje. Ishte Harry Kane, ai i cili shënoi në minutën e 93-të. /Insajderi.com