Bunjaki tregon “problemin kryesor” të përfaqësueses së Kosovës

Bunjaki tregon “problemin kryesor” të përfaqësueses së Kosovës

Cilësia e lojtarëve është problemi kryesor i përfaqësueses së Kosovës, ka thënë sot trajneri, Albert Bunjaki, i cili e pranoi se do ta ketë të vështirë në përzgjedhjen e lojtarëve, sidomos në fazën e sulmit.

Bunjaki është shprehur i kënaqur me lojën e përfaqësueses kosovare në ndeshjet e fundit.

“Do ta kem shumë të vështirë të vendos me cilët lojtarë të startoj. Po krijojmë identiteti tonë”, tha Bunjaki, shkruan Express.

“Sot kemi pasur edhe stërvitjen e fundit. Nuk kam asnjë raport tjetër rreth lëndimeve. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Do të jetë një lojë mjaft e vështirë, dhe ndoshta do të jetë më e vështira që kemi pasur deri tani, pasi hyjmë në një fazë tjetër, që është një fazë që kemi luajtur pesë lojë”, është shprehur Bunjaki.

Kosova dhe Turqia përballen nesër në “Loro Boriçi” nga ora 20:45. /Insajderi.com