Rafael Nadal thyen rekord në French Open

Rafael Nadal thyen rekord në French Open

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka fituar titullin e kampionit për të dhjetën herë në French Open, pasi ishte në garë me zviceranin, Stan Wawrinka në finalen e ditës së sotme.

Nadal, 31 vjeçar është bërë personi i parë në histori në garën e meshkujve që ka fituar 10 tituj të tillë në French Open.

Loja ka zgjatur dy orë dhe ka përfunduar me rezultat 6-2, 6-3, 6-1, në të mirë të tenistit Nadal.

Ky është titulli i 15-të, Grand Slam për Nadal, i cili ka qenë shumë i emocionuar pasi ka fituar në finale.

“Jam shumë i emocionuar. E kam të pamundshme të shpreh atë që po ndjej”, ka thënë ai, njofton rel.

Momentalisht Nadal ka vetëm tre trofe më pak Grand Slam, në krahasim me rivalin e tij Roger Federer.