Kompanitë e basteve favorizojnë Izraelin kundër Shqipërisë

Kompanitë e basteve favorizojnë Izraelin kundër Shqipërisë

Përfaqësuesja e Izraelit shihet si favorit kundër Shqipërisë nga kompanitë e basteve. Vendasit kanë koeficientin 1.91 për triumfin, ndërkohë që kuqezinjtë e De Biasi 4.60.

Situata nuk është aspak e lakmueshme tek kombëtarja e Shqipërisë e cila nuk ka fituar asnjë nga tri ndeshjet e fundit.

Pavarësisht kësaj dje para medieve kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj tha se ndaj Izraelit do të luajmë vetëm për fitore.

Shqipëria ka siguruar vetëm gjashtë pikë në pesë ndeshje në kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’ duke u renditur kështu në pozitën  e katërt.

Shqipëria në ndeshjen e parë kundër Izraelit ka pësuar humbje me rezultat 3 me 0./Insajderi.com