Milan ka shpenzuar mbi 100 milionë euro, por drejtuesit nuk do të ndalen me kaq

Milan ka shpenzuar mbi 100 milionë euro, por drejtuesit nuk do të ndalen me kaq

Milan nuk di të ndalet në këtë merkato vere, diçka që ne nuk e kemi parë prej tyre në një kohë të gjatë. Fassone premtoi se do të kompletojë të paktën 2/3 e listës së Milan-it deri më 5 korrik dhe ai është duke punuar shumë për të mbajtur premtimin e tij.

Ata filluan me Musacchio, pastaj nënshkruan me Kessie dhe Ricardo Rodriguez para përfundimit të nënshkrimit me ish-sulmuesin e Porto-s, André Silva të hënën. Fassone dhe Mirabelli kanë qenë në gjendje të mbyllin marrëveshjet e mëdha në një kohë të shkurtë, André Silva është prova.

Menaxheri i Milan-it u takua me Jorge Mendes në Cardiff dhe ishin në gjendje të mbyllnin një marrëveshje 8 ditë më vonë (fakti që Porto kishte nevojë për para ndihmoi). Milan ka investuar në 4 lojtarë të kualifikuar, të cilët janë të gjithë nën moshën 27 vjeç, pasi duan të ndërtojnë një Milan të fortë për të tashmen dhe të ardhmen.

Le të hedhim një vështrim më të thellë në investimet e kuqezinjve: Musacchio i kushtoi Milan-it 18 milionë euro, Ricardio Rodriguez 15 milionë euro + 3 milionë euro bonuse (gjithsej 18 milionë euro).

Sa për Kessie, Milan goditi një marrëveshje huazimi për 2 vite me një detyrim për ta blerë – ai do t’i kushtojë 30 milionë euro. Së fundi, André Silva i kushtoi Milan-it 40 milionë euro (duke përfshirë bonuset).

Duke marrë parasysh edhe paratë e bonusit, Milan-i ka harxhuar 106 milionë euro në tregun e transferimit (përfshirë të gjitha transferimet, edhe e çmimin e Kessie, edhe nëse do të paguhet vetëm për dy vite). Megjithatë drejtuesit e rinj nuk do të ndalet këtu, pasi Milan ka planifikuar disa lëvizje të tjera që priten të mbyllen në ditët në vijim, shkruan Telesport.

Ata duan të mbyllin një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Donnarumma-s, por janë gjithashtu afër Biglia dhe Conti-t. Krychowiak është gjithashtu një mundësi, ashtu si Kalinic dhe Forsberg.

Duke folur për sulmuesin e Fiorentina-s, edhe pse André Silva mbërriti, Milan-i mund të dëshirojë të afroj një sulmues veteran të Serie A për ta ndihmuar portugezin të përshtatet me ligën italiane. Merkato sapo ka filluar dhe Milan ka befasuar, por drejtuesit premtojnë të tjera afrime. Ditë të nxehta na presin.