
Pas problemit që pati me policinë dy javë më parë, ku u arrestua në drejtim të makinës nën gjendjen e ilaceve, golfisti amerikan Tiger Ëoods ka pranuar të shtrohet në një klinikë rehabilitimi, në mënyrë që të mos humbasë kujdestarinë e fëmijëve të tij.
Mediat amerikane bëjnë me dije se golfisti më i famshëm do të qëndrojë për 28 ditë në një qendër rehabilitimi, pas shqetësimit që ka patur ish-bashkëshortja e tij Elin Nordegren në lidhje me gjendjen psikologjike të sportistit dhe mundësinë që ai ka për t’u kujdesur për fëmijët.
Ëoods ka prenotuar të gjithë katin e klinikës “Jupiter Medical Center” për t’u kuruar nga varësia që ka prej medikamenteve.
Që nga viti 2014 sportisti i famshëm amerikan është operuar 4 herë në shpinë dhe prej një viti nuk merr pjesë në asnjë turne. Ëoods është fitues i 14 turneve Major dhe dy javë më parë u ndal nga policia, pasi ishte në gjendje gjumi në makinë, të cilën e kishte parkuar anash rrugës, njofton telesport.
Ai qëndroi disa orë në burg dhe më pas u la i lirë, pasi u konfirmua se disa mjekime kishin bërë reaksion.