Që marrëdhënia mes trajnerit spanjoll, Pep Guardiola dhe mesfushorit gjerman, Bastian Schweinsteiger, nuk ishin perfekte kjo dihej, por gjithsesi, ky i fundit u largua nga Bayern Munich, për të tjera motive.
Si për shembull, për të ndryshuar ambient pas shumë viteve dhe trofeve të fituar me ekipin bavarez, si dhe për tu bashkuar te Manchester United me trajnerin holandez, Louis van Gaal, që e drejtoi në vitet 2009-201, te Bayern Munich.
Mensfushori gjerman, pas dështimit të eksperiencës së tij te United, sidomos pas ardhjes në krye të “Djajve të Kuq”, të trajnerit Jose Mourinho, tashmë ka nisur një aventurë të re në Amerikë, te Chicago Fire.
Në një intervistë të dhënë për “Die Zeit”, ndër të tjera ka dhënë edhe një një perceptim të tijin në lidhje me ish-trajnerin e tij te Bayern Munich, Pep Guardiola, që tashmë drejton skuadrën e Manchester City.
“A u largova unë nga Bayern Munich për shkak të Guardiolas? Mendoni vërtetë se ai kishte kaq shumë pushtet atje?”, deklaroi Schwinsteiger. /telesport.al