Gonzalo Higuain postoi një mesazh lamtumire për shokun e ekipit Dani Alves, më pas ai mesazh u fshi nga mediat sociale.
Spekulimet që braziliani do të largohet nga Torino vetëm një vit pas transferimit janë rritur ditët e fundit. Raportohet se ai kërkon një kontratë më afatgjate, por bardhezinjtë nuk janë të gatshëm t’i përmbushin kërkesat lojtarit.
Kështu që një lëvizje në Premier League ose Kinë e pret mbrojtësin e djathtë. Higuain ndezi më tepër thashethemet kur postoi një mesazh lamtumire në mediat sociale, shkruan Telesport.
“Ishte një kënaqësi të luaja me ty. Të uroj gjithë të mirat dhe shpresoj të takohemi përsëri,” shkruante Pipita.
Gjithsesi, mesazhi u fshi vetëm pak çaste më vonë, duke lënë të kuptohet se Hiaguain me deklaratën e tij kishte bërë publik një fakt që nuk është konfirmuar akoma nga klubi. Dani Alves është përfolur për një kalim te Chelsea ose Manchester City.