Pas fitoi Presidencën, partia e Macron fiton edhe zgjedhjet parlamentare

Pas fitoi Presidencën, partia e Macron fiton edhe zgjedhjet parlamentare

Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron, është rrugës për shumicën parlamentare, sugjerojnë “exit polls”, disa javë pas fitores së tij presidenciale.

Dy sondazhe tregojnë se partia e tij La Republique en Marche, së bashku me aleatët e tyre MoDem, do të fitojnë mes 355 dhe 425 ulëse në Asamblenë Kombëtare prej 577 ulësesh.

Diferenca fituese është më e ulët se sa disa kanë pritur, shkruan BBC News.

Partia është formuar vetëm një vit e ca më shumë, dhe gjysma e kandidatëve të saj kanë pak apo aspak përvojë në politikë.

Rezultatet, nëse konfirmohen, do ti japin presidentit 39-vjeçar një mandat të fortë në parlament për të ndjekur planet e tij të reformës.

Rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare është shënuar me më pak votues, numër ky shumë më i ulët se pesë vite më parë.

Korrespondentët thonë se kundërshtarët e Macron mund thjesht të mos jenë mërzitur për të dalë në rundin e dytë për të votuar. /Insajderi.com