Arrestohet një person në lidhje me sulmin ndaj xhamisë në Londër

Arrestohet një person në lidhje me sulmin ndaj xhamisë në Londër

Një person është arrestuar nga policia britanike në lidhje me sulmin ndaj besimtarëve afër një xhamie në veri të Londrës.

Policia Metropolitane ka njoftuar se një person ka vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur kur një person i shkeli ata me furgon afër xhamisë.

Policia ka njoftuar se të gjitha viktimat ishin myslimanë. Ndërkohë një 48-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për tentim vrasje.

Dëshmitarët e rastit kanë thënë ta kenë dëgjuar të dyshuarit duke bërtitur: “Dua të vras myslimanë”