Schulz: Erdogan, Trump dhe Putin janë sundimtarë autokratë

Schulz: Erdogan, Trump dhe Putin janë sundimtarë autokratë

Bashkimi Evropian duhet të forcohet në përgjigje ndaj dobësimit të demokracisë në Shtetet e Bahskuara të Amerikës, Rusi dhe Turqi, ka thënë sot ish-presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz.

Schulz, i cili është lider i Partisë Soacial-Demokrate në Gjermani, ka thënë se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, Vladimir Putin i Rusisë dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan janë duke u sjell sikur “sundimtarë autokratë”.

“Është e rëndësishme që ta ringjallim Evropën dhe ta bëjmë më të fortë, jo vetëm përmes fjalëve, por përmes politikave konkrete”, ka thënë Schulz, raporton Reuters.

Ish-presidenti i Parlamentit Evropian akuzoi direkt tre liderë.

“Janë disa liderë në Samitin e G-20 që sillen sikurse sundimtarë autokrat: Presidenti turk Erdogan, Presidenti rus Putin dhe po ashtu Presidenti amerikan Trump”, ka thënë Schulz. /Insajderi.com