“Messi mund të luante për Real Madridin në vend të Barcelonës”

“Messi mund të luante për Real Madridin në vend të Barcelonës”

Nëse Horacio Gaggioli nuk do të kishte lëvizur në Barcelonë, Lionel Messi mund të luante për rivalët e hidhur të katalanasve dhe kampionët e La Liga-s, Real Madrid, në vend që të bënte një nga karrierat më të mira të të gjitha kohërave me Blaugranët.

Lojtari kryesor i Barcelonës, Leo Messi, arriti në “Camp Nou” si një fëmijë 13-vjeçar nga Rosario, në sajë të ndihmës së kolegut argjentinas dhe agjentit Gaggioli.

Ky i fundit ishte i përfshirë në zhvendosjen e Messit në Spanjë për t’u bashkuar me Barcelonën, ku ka arritur lartësitë më të mëdha që çdo lojtar mund të arrijë në nivelin e klubit, duke fituar pesë herë “Topin e Artë”, tetë tituj të La Liga-s dhe katër Liga Kampionesh midis trofeve të tjerë me gjigandët katalanas.

Megjithatë, Messi, që është duke festuar ditëlindjen e tij të 30-të sot, mund të kishte nënshkruar për Real Madridin si një adoleshent, nëse Gaggioli do të kishte lëvizur në kryeqytetin spanjoll, shkruan Telesport.

“Për shkak të rrethanave jetësore, unë shkova për të jetuar në Barcelonë dhe e dërgova Messin te Barça, por unë isha gati të jetoja në Madrid, – tha Gaggioli për “Globoesporte”.

– Nëse kjo do të ndodhte, do ta kisha marrë me vete edhe Leon në Madrid. Kjo është jeta, këto janë detajet. Sot, Messi mund të kishte qenë një lojtar i Real Madridit, natyrisht. Familja dëshironte të vinte në Spanjë, në një qytet ku unë do të kisha mbështetje.”

Gaggioli gjithashtu thotë se kishte dyshime për Messin, kur u takuan së pari, por frika e tij u shua nga talenti i mrekullueshëm.

“Kur e pashë në aeroport, mendova se djali nuk mund të ishte futbollist, sepse ishte shumë i vogël dhe i dobët. Nuk kisha një përshtypje të mirë, por kur e pashë duke u trajnuar në fushën e Barçës, kuptova se ai ishte një lojtar i shkëlqyer, i cili mund të luante pa dyshim”, tha ai. –