Interi në garë për mbrojtësin portugez

Interi në garë për mbrojtësin portugez

Marca pretendon se Interi është bashkuar me Milanin, Juventusin dhe Barcelonën në ndjekjen e të mbrojtësit të djathtë të Valencias Joao Cancelo.

23-vjeçari tashmë ka tre gola në katër ndeshje të zhvilluara për Portugalinë dhe po merr pjesë në kampionatin evropian U-21.

Juve ishte lidhur me Cancelo si një zëvendësim potencial për Dani Alves, i cili po shkon në Manchester City si një agjent i lirë pasi të përfundojë kontrata e tij me pëlqimin e ndërsjelltë.

Sipas gazetës spanjolle ”Marca”, tani Interi është gjithashtu në garë, por Valencia kërkon 25 milionë euro.

Këtë sezon ai kontribuoi me një gol dhe katër asistime në 35 ndeshje në LaLiga. /Insajderi.com