Erdogan nuk i bindet kërkesave të shteteve arabe

Erdogan nuk i bindet kërkesave të shteteve arabe

Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan, të dielën ka refuzuar kërkesën e shteteve të mëdha arabe që Turqia t’i largojë trupat ushtarake nga Katari, duke thënë se lista e tyre me ultimatume e kërcënon sovranitetin e vendit të vogël të Gjirit.

Duke folur pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, Erdogan e ka quajtur si “Mosrespektuese” kërkesën dhe ka thënë se Turqia nuk do të kërkojë leje nga të tjerët kur bën marrëveshje për bashkëpunim rreth mbrojtjes.

“Të kërkosh që Turqia t’i largojë ushtarët është fatkeqësisht mos respekt edhe ndaj Turqisë,” ka thënë ai, shkruan Washington Post.

Ai ka thënë se Turqia do të vazhdojë ta përkrahë Katarin kundër sanksioneve të shumta me të cilat është përballur qëkur disa vende arabe vendosen që në fillim të këtij muaji ta izolojnë këtë vend mbi dyshimet se përkrahë terrorizmin.