Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton, të cilët e përfunduan garën në vendin e katërt dhe të pestë në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, patën një sherr të " />

VIDEO: “Sherri” mes Vettel dhe Hamilton në pistë

VIDEO: “Sherri” mes Vettel dhe Hamilton në pistë

Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton, të cilët e përfunduan garën në vendin e katërt dhe të pestë në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, patën një sherr të vërtetë në pistë.

Kur Hamilton kryesonte garën me Vettel ndjekës, nën regjimin e makinës së sigurisë, Hamilton e uli shumë shpejtësinë në kthesë, duke bërë që Vettel të përplaste turirin e makinës në pjesën e pasme të Mercedesit.

I nervozuar në maksimum, Vettel doli në krah të britanikut dhe i dha një goditje anësore makinës Mercedes me Ferrarin e tij. Kjo i kushtoi një dënim me 10 sekonda “stop & go” dhe i kushtoi garën.

I pari në Azerbajxhan u rendit Daniel Ricciardo. Në vend të dytë e përfundoi garën Valtteri Bottas, ndërsa i treti kaloi vijën e finishit Lance Stroll, nga skuadra e Williams. /Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=5RYl7xJe1gc