Izraeli sulmon sërish Sirinë

Izraeli sulmon sërish Sirinë

Izraeli ka njoftuar se ka sulmuar qendra ushtarake siriane të dielën pasi plumba qorre nga lufta civile në Siri kishin rënë në rrafshnaltën e Golanit të kontrolluar nga Izraeli.

Plumbat sirianë kanë goditur një pjesë të kapur në pjesën veriore të rrafshnaltës së Golanit, pa shkaktuar lëndime.

Ndërsa si hakmarrje ushtria izraelite tha se “ka sulmuar dy pozita artilerie dhe një kamion me municione të cilat i përkisnin regjimit Sirian”, raporton Reuters.

Është dita e dytë me radhë që plumbat qorr të Sirisë kanë nxitur hakmarrjen e Izraelit.

Izraeli ka qëndruar anash luftës civile të Sirisë, duke mbajtur nën vëzhgim frontin e rrafshnaltës së Golanit dhe duke bërë herë pas here sulme ajrore ose duke kthyer zjarr ndaj kërcënimeve specifike.

Izraeli ka pushtuar Golanin në luftën e vitit 1967 të Lindjes së Mesme. /Insajderi.com