Arsyeja e pazakontë që bëri të dështojë transferimi i Ronaldinhos te Man. United

Arsyeja e pazakontë që bëri të dështojë transferimi i Ronaldinhos te Man. United

Ronaldinho nuk u transferua në United për shkak të motit, thotë legjenda e ‘Djajve të Kuq’, Quinton Fortune.

Ai ka zbuluar diçka interesante që ka ndodhur në vitin 2003, kur David Beckham ishte larguar nga “Old Trafford”.

Klubi ishte vënë në kërkim të zëvendësuesit të Beckham dhe Ronaldinho ishte prioriteti kryesor i Sir Alex Ferguson.

Por transferimi i brazilianit në Manchester United kishte dështuar për shkak të motit të ligë, i cili më pas u transferua në Barcelonë.

Kështu ka thënë legjenda e “Djajve të Kuq”, Quinton Fortune, për sajtin zyrtar të klubi, pak ditë para takimit të legjendave mes Manchester United e Barcelonës, i cili shpreson se nuk do të jetë ai që duhet ta ruajë brazilianin.

“Mendoj se ne bëmë gabim që e sollëm Ronaldinhon në kohën e gabuar të vitit. Po binte shi në kohën kur ai mbërriti në aeroportin e Mançesterit”, tha fillimisht Fortune.

“Mbase ka qenë verë gjithsesi, por sikur ta kishim gjetur ditën e duhur, do të kishte me qenë një histori komplet ndryshe. Do të ishte e mrekullueshme ta kishim pasur atë këtu. Ai është një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, është argëtues me lojën e tij”, shtoi legjenda e “Djajve të Kuq”.

“Kam qenë me fat me Afrikën e Jugut kam luajtur kundër tij në Lojërat Olimpike para 72 mijë tifozëve, por ai ishte krejtësisht tjetër kur ishte te Barcelona. Shpresoj se nuk do të jem unë ai që do të më duhet ta ruaj tani”, theksoi mes tjerash Fortune. /Express/